Poroshenko: Krijohet zona neutrale

Bota

Poroshenko: Krijohet zona neutrale

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 12:19

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se parlamenti do ta miratoj vendimin për kufijtë e saktë të zonës neutrale, ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave të sigurisë së Ukrainës, në pjesën lindore të këtij vendi.

Mëtutje, zoti Poroshenko gjatë një interviste të sotme në televizionin e Ukrainës, tha se zona neutrale është pjesë e Marrëveshjes së Minskut, që është nënshkruar në fillim të muajit shtator për t’i ndalur luftimet.

Presidenti Poroshenko tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dërgoj aeroplanë pa ekuipazh dhe personel nga Franca dhe Gjermania për ta monitoruar armëpushimin.

Me këtë armëpushim ka përfunduar pjesa më e madhe e luftimeve ndërmjet dy palëve, megjithqë përleshjet në aeroportin e Donjeckut dhe në fshatrat përreth qytetit Luhansk, vazhdojnë pothuajse për çdo ditë.

Komet e Bashkuara kanë thënë se më se 3,700 vetë janë vrarë në luftën 6 mujore në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat