Suedi: Intensifikohen kërkimet për “aktivitet të jashtëm nënujor”

Bota

Suedi: Intensifikohen kërkimet për “aktivitet të jashtëm nënujor”

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 12:13

Autoritetet e Suedisë janë në kërkim të “aktivitetit të jashtëm nënujor”, duke përdorë anije, ushtarë dhe helikoterë, në ujërat afër kryeqytetit Stokholm.

Ushtria e Suedisë ka njoftuar se kërkimet, për të cilat mediat suedeze raportojnë se po e gjurmojnë një nëndetëse të paidentifikuar, kanë filluar para dy ditësh.

Analistët ushtarakë në Suedi thonë se në këtë operacion kërkohet një nëndetëse ruse, por zyrtarët qeveritarë kanë refuzuar të komentojnë lidhur me këtë çështje.

Operacioni po bëhet në periudhën e tensioneve në rritje ndërmjet vendeve skandinave dhe baltike me Rusinë, për shkak të krizës në Ukrainë.

Javën e kaluar, Finlanda e ka akuzuar marinën ruse se ka ndërhyrë kundër një anijeje për kërkime të ambientit nga Finlanda.

Muajin e kaluar, Suedia ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore suedeze, që është cilësuar si “shkelje serioze”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat