Një myslimane bonjake, Ministre e Arsimit në Suedi

Bota

Një myslimane bonjake, Ministre e Arsimit në Suedi

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 09:49

Një emigrante 27-vjeçare, boshnjake myslimane, është emëruar Ministre e Arsimit në suedi.
Aida Hadzialic u emërua më herët gjatë këtij muaji në kabinetin e ri qeveritar, të krijuar pas zgjedhjeve të tetë tetorit.
E lindur në vitin 1987 në Foca të Bosnjës, politikanja 27-vjeçare është Ministrja më e re në historinë politike të Suedisë.
Aida ishte pesë vjeç kur familja e saj u largua nga lufta në Bosnje-Hercegovinë. Lufta në Bosnje në vitin 1992 shkaktoi 200.000 viktima dhe miliona të zhvendosur, pasi forcat serbe nisën fushatën e spastrimit etnik kundër muslimanëve të Bosnjës.
Më e rënda konsiderohet masakra e Srebenicës, ku 8 mijë burra dhe djem të rinj myslimanë u ekzekutuan.
Suedia ka hapur dyert e saj për emigrantët për dekada të tëra.
Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, myslimanët përbëjnë rreth 500.000 persona në popullësinë prej nëntë milionë banorë të Suedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat