SHBA - Kina: Bashkëpunim, përkundër dallimeve

Bota

SHBA - Kina: Bashkëpunim, përkundër dallimeve

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 21:47

Diplomatët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë shprehur në favor të nevojës për menaxhimin e dallimeve dhe për bashkëpunim kundër kërcënimeve globale, përshfirë Shtetin Islamik dhe sëmundjen Ebola, derisa ata kanë synuar ta përmirësojnë atmosferën para samitit të dy vendeve, që mbahet muajin e ardhshëm.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u tha gazetarëve në Boston të Shteteve të Bashkuara, se “ka shumë hapësira që të dy vendet po bashkëpunojnë, bile edhe derisa ne kemi disa dallime, të cilat ne përpiqemi t’i menaxhojmë në mënyrë efektive”.

Në këtë kuadër, ai ka përmendur bashkëpunimin për gjendjen në Afganistan, për situatën atomike në Korenë Veriore, pastaj për Iranin, ndryshimet klimatike, luftën kundër terrorizmit, përfshirë përpjekjet kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Këto komente u bënë para ditës së dytë të bisedimeve të zotit Kerry me zyrtarin e lartë kinez, Yang Jiechi, në Boston.

Zoti Yang tha se synim i vizitës së tij është përgatitja e takimit ndërmjet presidentëve të Kinës, Xi Jinping, dhe atij amerikan, Barack Obama, në Pekin, më 12 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat