Irak: U emëruan ministri i mbrojtjes dhe ai i brendshëm

Bota

Irak: U emëruan ministri i mbrojtjes dhe ai i brendshëm

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 21:21

Parlamenti i Irakut e ka miratuar emërimin e ministrave të rinjë të mbrojtes dhe të brendshëm, kështu që tash janë të plotësuara të gjitha postet në qeverinë e kryeministrit, Haidar al-Abadi.

Sot anëtarët e Parlamentit të Irakut e kanë miratuar vendimin, që ministër i brendshëm të jetë, Mohammed al-Ghabban, pjesëtar i shumicës shiite.

Ministër i mbrojtjes është emëruar Khaled al-Obeidi, nga blloku i sunitëve arabë në Parlamentin e Irakut.

Këto emërime u bënë në periudhën kur Iraku po ballafaqohet me krizën më të madhe në më tepër se një dekadë, pasi militantët e Shtetit Islamik, kanë okupuar territore të mëdha në pjesën perëndimore dhe veriore të Irakut.

Propozimi i mëhershëm i kryeministrit al-Abadi për këto dy poste, me kandidatë të tjerë, nuk ishte miratuar në parlament.

Printoje
Shpërndaje:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat