Presidenti turk vizitë zyrtare në Afganistan

Bota

Presidenti turk vizitë zyrtare në Afganistan

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 15:04

Recep Tayyip Erdogan është Presidenti i parë që viziton Kabulin, pas marrjes së detyrës nga homologu afgan, Ashraf Ghani. Presidenti turk Erdogan do të takohet me homologun, Ghani në Pallatin Presidencial, prej të cilit pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Erdogan do të vizitojë kontigjentin turk që ndodhet në Afganistan. Gjithashtu ka parashikuar edhe një takim me shefin e ekzekutivit afgan, Abdullah Abdullah.

Ndërkohë do të zhvillohet dhe një takim tjetër me zëvendëspresidentin, Rashid Dostom, ish-shef i luftës dhe kreu i komunitetit uzbek në Afganistan, lidhjet e të cilit, me Turqinë janë të forta.

Kreu i shtetit turk, Erdogan bën pjesë në drejtuesit e parë të huaj që zhvillon një vizitë zyrtare në Afganistan që prej marrjes së presidencës nga Ghani më 29 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat