Rebelët pakistanez, vrasin dy iranian

Bota

Rebelët pakistanez, vrasin dy iranian

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 00:08

Dy iranian, roje të kufirit janë vrarë nga rebelët, të cilët po përpiqeshin të hyjnë nga Pakistani në Iran.

Agjencia e lajmeve iraniane, citon Gjeneralin iranian, Roham Bakhsh Habini, të ketë thënë se ‘një numër banditësh pakistanez janë vrarë, gjatë përleshjeve në orët e vona të 16 tetorit’.

Ai ka shtuar se një automjet, dhe një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municioneve janë konfiskuar nga rebelët.

Përleshjet kanë shpërthyer në provincën e trazuar të Sistan-Baluchistan, ku në fillim të këtij muaji pesë njerëz, përfshirë katër të forcave të sigurisë, janë vrarë nga sulmet e rebelëve.

Mediat iraniane, njoftojnë se edhe 14 persona janë arrestuar, lidhur me këtë rast.

Iran në vazhdimsi ka kërkuar nga Pakistani që të merr masa ndaj terroristëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat