Burg për bjellorusët që luftojnë në Ukrainë

Bota

Burg për bjellorusët që luftojnë në Ukrainë

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 13:58

Qytetarët e Bjellorusisë, që i bashkangjiten luftës në lindje të Ukrainës apo në ndonjë konflikt tjetër, do të burgosen.

Shefi i Agjencisë së Inteligjencës në Bjellorusi, Valery Vakulchyk, u ka thënë gazetarëve, sot, se çdo qytetarë i këtij vendi që do të shkojë për të luftuar në Ukrainë, apo nëse ka shkuar, ai do të burgoset sipas ligjeve të Bjellorusisë.

Denimi për ata do të jetë deri në 7 vite, ka thënë më tej ai.

Mediat në Bjellorusi kanë raportuar në muajin gusht, se disa individë po rekrutojnë njerëz në këtë vend për t’ju bashkuar separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Por ka pasur njoftime edhe për vullnetarë që luftojnë në Ukrainë, kundër separatistëve pro-rusë.

Tash 6 muaj, po vazhdon konflikti në Ukrainë, mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat