Siri, 45 fëmijë të vrarë në një atentat (video+18)

Bota

Siri, 45 fëmijë të vrarë në një atentat (video+18)

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 11:44

Të paktën 45 fëmijë sirianë u vranë të mërkurën në një atentat të dyfishtë mbi shkollën e tyre në një lagje besnikësh të presidentit Assad në qytetin e Homsit, në qendër të vendit, njofton Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.
7 persona të tjerë, (4 civilë dhe 3 anëtarë të forcave të sigurisë), janë vrarë në sulmin ndaj shkollës së Akramas, lagje me shumicë alavite të Homsit. Presidenti i kontestuar Assad i përket këtij komuniteti pakicë në Siri. “Fëmijët e vrarë janë të moshave mes gjashtë dhe nëntë vjeçar" – tha për AFP-së guvernatori i Homsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat