Rebelët, përpiqen të zaptojnë aeroportin e Donetsk’ut

Bota

Rebelët, përpiqen të zaptojnë aeroportin e Donetsk’ut

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 10:40

Forcat rebele në Ukrainën lindore, po tentojnë që të zaptojnë aeroportin, në qytetin Donetsk.

Ushtria ukrainase, ka thënë sot, se separatistët pro-rusë po vazhdojnë me ofenzivën e tyre e cila ka nisur një ditë më parë.

Udhëheqësi i rebelëve, ka thënë një ditë më parë, më 1 tetor, se forcat separatiste ‘kontrollojnë 90 përqind të territorit të aeroportit’, dhe se e kanë në plan që ta marrin të tërin nën kontroll.

Aeroporti ka qenë fokus i përleshjeve mes forcave qeveritare ukrainase dhe rebelëve, përkundër arritjës së një armëpushimi më 5 shtator.

Po ashtu sot, është njoftuar se forcat rebele në Donetsk, një ditë më parë nga një sulm atje, kanë vrarë rreth 10 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat