Policia meksikane, ka njoftuar se të mërkurën, ka arrestuar njërin prej liderëve më të mëdhenjë të trafikimit të drogës në vend.
Policika thotë, se Hector Belran Leyva, është arrestuar më 1 tetor, në një restoran në qytetin, San Miguel Allende.
Deri te arrestimi i tij ka ardhur pas 11 muajsh hulumtime.
Hector Beltran Leyva, besohet se ka marrë udhëheqjen e bandës së drogës, pasi që vëllau i tij është vrarë në një shkëmbim zjarri në Meksikë në vitin 2009.
Kjo bandë e drogës, ka terrorizuar qendrën e Meksikës, me vite të tëra.
Arrestimi i tij, vjen pas një muaji prej se policia e vendit ka arrestuar Joaquin Guzman, i cili konsiderohet trafikanti më i fuqishëm i drogës në Meksikë.