Obama – Netanyahut: Status kvo duhet të ndryshoj

Bota

Obama – Netanyahut: Status kvo duhet të ndryshoj

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 18:53

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se gjendja “status kvo” ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve duhet të ndryshoj, për ta evituar përsëritjen e luftës në Gazë këtë vit, ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Para fillimit të takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë, Obama i tha kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, gazetarëve, se “ne duhet të gjejmë mënyra për ta ndryshuar status kvonë, ashtu që shtetasit e Izraelit janë të sigurtë, por, po ashtu, që nuk do të kemi tragjedi të fëmijëve palestinezë duke u vrarë”.

Mëtutje, duke folur së bashku para gazetarëve, Obama ka theksuar se “gjatë verës, qartas të gjithë ne ishim thellë të shqetësuar për situatën në Gazë”, dhe ka shtuar se “mendoj se populli amerikan duhet të jetë shumë krenar për kontributet që i kemi bërë në programin Kupa e Hekurt, për mbrojtjen e jetëve të izraelitëve, në kohën kur raketat binin në Izraael në baza të rregullta”.

Zoti Netanyahu tha se Izraeli plotësisht i mbështet përpjekjet amerikane dhe udhëheqjen e Obamës për t’i shkaktuar disfatë ISIS-it.

“Ne mendojmë se çdokush duhet ta mbështesë këtë”, tha Netanyahu, dhe ka shtuar se “edhe më tepër kritik është synimi ynë i përbashkët për parandalimin e Iranit që të bëhet fuqi ushtarake atomike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat