Putin: Nuk do të kufizohet qasja në Internet

Bota

Putin: Nuk do të kufizohet qasja në Internet

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 14:25

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se nuk planifikohet kufizimi i qasjes në Internet ose vënia e Internetit nën kontroll total të shtetit, por do të jetë e nevojshme të sigurohet stabiliteti dhe siguria e segmentit rus të Internetit.

Mëtutje presidenti rus, duke folur sot në Këshillin Kombëtar të presidencës, tha se Interneti rus është ballafaquar me një numër në rritje të sulmeve kibernetike.

Duket se kjo deklaratë e Putinit synon zbutjen e spekulimeve lidhur me kufizimet e mundshme në Internet, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve me perëndimin për konfliktin në Ukrainë.

Putin tha se Rusia në mënyrë të vazhdueshme dhe juridike do t’i mbyllë faqet që e promovojnë ekstremizmin, ksenofobinë, terrorizmin dhe pornografinë e fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat