Obama takon sot Netanyahun

Bota

Obama takon sot Netanyahun

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 08:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, takon sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Dy liderët pritet të diskutojnë për kërcënimet që paraqesin militantët e Shtetit Islamik, programi bërthamor i Iranit, si dhe për procesin e ngecur të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Në adresimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 29 shtator, Netanyahu ka paralajmëruar se një Teheran i armatosur me armë bërthamore mund të paraqesë kërcënim më të madh se militantët e Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat