Intensifikohen protestat në Hong Kong

Bota

Intensifikohen protestat në Hong Kong

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 08:27

Derisa Hong Kongu përgatitet për mitingje të mëdha pro-demokracisë, udhëheqësi i territorit, Cy Leung, u ka bërë thirrje protestuesve që të mbështesin reformat zgjedhore, të përcaktuara nga Pekni.

Duke folur sot në Ditën Kombëtare, Leung ka thënë se Hong Kongu duhet të punojë me Pekinin për të shënuar përparim.

Protestuesit duan që Pekini të tërheqë planet për të caktuar ai kandidatët për udhëheqjen e re të Hong Kongut.

Aktivistët thonë se presin demonstrata të mëdha në rrugë që do të përkojnë me festën e Ditës Kombëtare.

Leung, shef ekzekutiv i Hong Kongut, ka refuzuar thirrjet e protestuesve për të dhënë dorëheqje.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka riafirmuar kontrollin e Pekinit mbi territorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat