Britania kryen sulmet e para në Irak

Bota

Britania kryen sulmet e para në Irak

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 20:28

Ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, ka thënë se avionët luftarakë të Britanisë kanë kryer të martën sulmet e para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Fallon ka thënë se dy aeroplanë luftarakë të Britanisë “kanë identifikuar dhe sulmuar një pozicion të armëve të rënda”, që rrezikon forcat kurde në veri të Irakut.

Radio Iraku i Lirë raporton se aeroplanët britanikë kanë fluturar edhe mbi qytetet Garma dhe Falluxha të provincës Anbar, të cilat janë nën kontrollin e Shtetit Islamik, por të rrethuara nga forcat qeveritare të Irakut.

Të martën, sulmet ajrore të SHBA-së dhe të forcave irakiane kanë goditur militantët e Shtetit Islamik edhe në perëndim dhe jug të Bagdadit, ku raportohet se kanë humbur jetën dhjetëra luftëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat