Greqia, i vetmi vendi i BE-së që nuk garanton minimum të ardhurash për qytetarët

Bota

Greqia, i vetmi vendi i BE-së që nuk garanton minimum të ardhurash për qytetarët

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 19:15

Edhe pse qeveria ka premtuar që do të nisë një program zbatimi, Greqia vijon ende të mbetet shteti i vetëm i BE-së pa një minimum garancie të ardhurash, me vetëm 432 euro në muaj për person.

Greqia konsiderohet gjithashtu si një nga shtetet më të ngadalta në adoptimin e programeve të adresuara për pabarazinë sociale dhe ndihmës ndaj qytetarëve që jetojnë në varfëri të skajshme.

Sipas Zyrës së Buxhetit Parlamentar, në Greqi gjashtë ndër dhjetë qytetarë, jetojnë të rrezikuar ose në varfëri.

“Siguria sociale karakterizohet nga mungesa e efikasitetit nga ana administrative, dhe gjithashtu nuk pritet që të ketë rritje të ardhurash për qytetarët në një të ardhme të afërt për shkak të krizës ekonomike”, saktëson raporti.

Qeveria greke ka deklaruar se ka nisur një projekt pilot ku rroga për një person të vetëm pa të ardhura do të shkojë në 200 euro, ndërsa për një çift të martuar me dy fëmijë të mitur do të shkojë në 400 euro.

Këto pagesa do t`i lënë sërish në varfëri qytetarët pa të ardhura, pasi minimalisht pagesat duhet të variojnë në 432 euro për një person të vetëm, në 908 euro për një çift me dy fëmijë të mitur.

Raporti ka listuar shtete si: Austria, Belgjika, Qipro, Republika Çeke, Gjermania, Danimarka, Finlanda, Holanda, Portugalia, Rumania, Sllovenia dhe Suedia, si vendet me programet më të fuqishme që garantojnë të ardhura minimale për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat