David Cameron: “Kina shkeli marrëveshjen me Britaninë për sovranitetin e Hong-Kong-ut”

Bota

David Cameron: “Kina shkeli marrëveshjen me Britaninë për sovranitetin e Hong-Kong-ut”

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:24

Qindra protestues të tjerë u janë bashkuar demonstruesve në qendër të Hong Kong.
Dhjetëra mijëra njerëz, pjesë e lëvizjes kanë bërë thirrje për reforma dhe që Pekini t’i jap të drejtë Hong-Kongut të votojë vetë për udhëheqësin e saj të ardhshëm, gjë që Pekini e ka refuzuar.
Protesta është quajtur “revolucioni çadër”, një referencë për çadrat e mbajtura nga protestuesit për të shmangur gazin lotsjellës dhe diellin.
Shefi ekzekutiv i Hong Kongut Leung Chun-ying, u bëri thirrje protestuesve që të shkojnë në shtëpi.
“Organizatorët e protestave kanë thënë se nëse lëvizja del jashtë kontrollit, atëherë ajo do të ndalet. Tani, u bëj thirrje organizatorëve të përmbushin premtimin e tyre dhe të veprojnë menjëherë”,-tha shefi ekzekutiv i Hong Kong
Kur Britania nënshkroi sovranitetin e Hong Kongut, mes Kinës dhe Britanisë u ra dakord që Hong Kong t’i drejtojë punët e tij, ndarazi nga Pekini.
Kryeministri britanik David Cameron kritikoi Kinën për kthim prapa për këtë marrëveshje.
“Sigurisht, unë ndjej një detyrim të thellë dhe ne kemi shprehur se sa të shqetësuar jemi për atë që po ndodh në Hong Kong, sepse, natyrisht, kur kemi arritur marrëveshjen me Kinën ishin detajet e kësaj marrëveshjeje në lidhje me rëndësinë e dhënies së njerëzve të Hong Kongut një të ardhme demokratike brenda kësaj qasjeje të dy sistemeve, që ne përcaktuam me Kinën”,-tha Cameron.
Nga ana tjetër Kina ka thënë që vendet e huaja të mos ndërhyjnë në problemet e saj të brendshme.
Ndërsa udhëheqësit e lëvizjes kanë thënë se protestat do të vazhdojnë deri në festën kombëtare të së mërkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat