Lideri i Hong Kongut, apel protestuesve

Bota

Lideri i Hong Kongut, apel protestuesve

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:56

Udhëheqësi i Hong Kongut, CY Leung, u ka bërë thirrje protestuesve pro demokracisë që të ndalojnë fushatën e tyre menjëherë, pasi turmat janë duke bllokuar pjesë të territorit.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë bllokuar rrugët në disa zona.

Protestuesit duan që Pekini t’i mundësojë Hong Kongut zgjedhje të lira për liderin e ardhshëm, por autoritetet kineze kundërshtojnë.

Gjatë një konference për media, grupi protestues po ashtu ka thënë se do të hapë “korridore humanitare” në zonat e protestave, për t’iu lejuar automjeteve të emergjencës që të kalojnë.

Gjatë ditës së sotme nuk është raportuar për ndonjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat