Britaniku përdhunohet teksa urinonte, gjatë festivalit të birrës në Gjermani

Bota

Britaniku përdhunohet teksa urinonte, gjatë festivalit të birrës në Gjermani

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 14:45

Policia e Mynihut njoftonte dje se një turist britanik 24-vjeçar u sulmua teksa po urinonte në lulishte, pranë arenës së festivalit.

Një i huaj raportohej t’i ishte afruar, i cili “i kishte bërë të qartë se donte të bënte seks me të” thuhej në deklaratën e policisë së Bavarisë.

Kur viktima refuzoi, e kishin tërhequr nga koka duke e hedhur përtokë, dhe më pas një njeri i dytë e majti teksa u përdhunua.

Dy burrat u larguan me shpejtësi pas incidentin të orës 9.30 të darkës dhe policia ka bërë apel për dëshmitarë në gjurmimin e tyre.

Ka rreth 1,500 tualete në festival dhe një kilometër me WC urinale, por këto po rezultojnë të pamjaftueshëm për konsumuesit e pijeve që dalin edhe jashtë lulishteve të sheshit “Theresienëiese” për të lehtësuar veten.

Mediat gjermane raportonin se viktima ishte nga Lidsi por policia nuk kishte dhënë më shumë detaje.

Megjithë rastin e fundit dhe incidente të tjera të dhunshme gjatë Oktoberfest, ku përfshihen sulme të tjera seksuale, policia thotë se përqindja e krimeve është në rënie në krahasim me vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat