Hahn: S’ka zgjerim të BE-së për 5 vjet

Bota

Hahn: S’ka zgjerim të BE-së për 5 vjet

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 14:33

I emëruari për komisionar të fqinjësisë së Bashkimit Evropian dhe të negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, nëse ai konfirmohet në këtë post.

Duke folur në një seancë dëgjimore të Parlamentit Evropian, Hahn u ka bërë jehonë deklaratave të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE-së këtë dekadë.

Hahn nuk ka thënë se negociatat e zgjerimit do të vazhdojnë me vendet si Mali i Zi dhe Serbia.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, ai ka thënë se rajoni nuk mund të jetë vend bosh në Evropë kur bëhet fjalë për infrastrukturën e transportit dhe energjisë dhe ka theksuar se BE-ja do të punojë për t’i lidhur këto vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat