Ukraina hap rast kriminal kundër zyrtarëve rusë

Bota

Ukraina hap rast kriminal kundër zyrtarëve rusë

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 13:54

Prokurorët ukrainas kanë hapur hetime penale kundër një agjencie ruse të zbatimit të ligjit për mbështetje të dyshuar të separatistëve dhe grupeve “terroriste” në lindje të Ukrainës.

Njoftimi vjen një ditë pasi Rusia ka akuzuar udhëheqës politikë dhe ushtarakë të Ukrainës, si dhe organizata nacionaliste për kryerje të “gjenocidtit” kundër qytetarëve rusishtfolës në lindje të Ukrainës.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka thënë se ka hapur rast kriminal kundër zyrtarëve të Komitetit Hetues të Rusisë.

Forcat ukrainase dhe separatistët pro-rusë janë duke luftuar për më shumë se pesë muaj, duke lënë së paku 3,000 persona të vrarë.

Kievi dhe vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se mbështet rebelët dhe dërgon trupa në Ukrainë.

Një armëpushim që është arritur më 5 shtator i ka dhënë fund shumicës së armiqësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat