Irani ofron ndihmë për të luftuar militantët në Libi

Bota

Irani ofron ndihmë për të luftuar militantët në Libi

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:02

Shteti i Iranit, ka shprehur gadishmërinë që të ndihmojë ushtrinë libaneze për të luftuar militantët islamik, ka njoftuar sot, drejtori për Siguri Kombëtare në Iran, Ali Shamkhani.

Ai tha se do të rrisin forcat e sigurisë në këtë vend, forca këto që tashmë janë mbështetur nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara.

“Republika Islamike ka vendosur që të forcojë ushtrinë Libaneze”, ka thënë Shamkhani, por i cili nuk ka dhënë detaje mbi këtë ndihmesë,

Trupat libaneze janë duke u përballur me militantët islamik prej 2 gushti në qytezën lindore të Arsalit, afër kufirit me Sirinë, luftime këto që kanë shkaktuar viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat