Rusi: Flotës së Detit të Zi i shtohen 80 luftanije

Bota

Rusi: Flotës së Detit të Zi i shtohen 80 luftanije

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:10

Komandanti i Flotës së Detit të Zi të Rusisë, Aleksandr Vitko, thotë se 80 luftanije të reja do t’i shtohen kësaj flote, deri në vitin 2020, kështu që numri i tyre do të jetë gjithsej 206.

Këto komente u bënë derisa admirali Vikto, së bashku me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, e kanë vizituar portin në Novosibirsk, ku pritet të ndërtohet edhe baza e dytë e flotës, deri në vitin 2016.

Aktualisht, baza kryesore e Flotës ruse është në Sebastopol në gadishullin Krime në Ukrainë, të cilin Rusia e aneksoi këtë vit.

Admirali Vitko tha se baza e re është e nevojshme për shkak të zgjerimit të pranisë së NATO-s në Detin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat