Ukrainë: Separatistët raportojnë për tërheqje të pjesërishme

Bota

Ukrainë: Separatistët raportojnë për tërheqje të pjesërishme

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 13:37

Separatistët prorusë thonë se të dy palët në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, i kanë tërhequr disa njësi artilerike nga linja e parë e frontit, në harmoni me marrëveshjen e nënshkruar më 20 shtator.

Sipas kësaj marrëveshjeje, parashihet që ushtria e Ukrainës dhe kryengritësit në rajonet Donjeck dhe Luhansk, ta krijojnë një zonë neutrale prej 30 kilometrash, duke e tërhequr artilerinë e rëndë.

Kjo tërheqje mund ta forcoj armëpushimin, i cili është shkelur disa herë, por ai megjithatë shihet si hap madhor për përfundimin e konfliktit.

Prej muajit prill, nga ky konflikt janë vrarë më se 3 mijë njerëz.

Lufta ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, i ka tensionuar shumë raportet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat