Opozita siriane, thirrje për sulme ajrore kundër ISIS

Bota

Opozita siriane, thirrje për sulme ajrore kundër ISIS

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 00:47

Lideri i koalicionit kryesor opozitar të Sirisë bëri thirrje për sulme ajrore të menjëhershme kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Hadi el-Bahra dje në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork tha se "koha është thelbësore për shmangien e katastrofës".

Ai tha se një rrethimi brutal nga militantët ka bllokuar qindra mijëra civilë në veri të Sirisë.

Zoti Al-Bahra thotë çdo ditë e kaluar pa sulme ajrore i jep Shtet Islamik më shumë mundësi për të ushtruar terror.

Presidenti Barack Obama ka autorizuar sulmet ajrore amerikane brenda Sirisë kundër militantëve, por ende nuk ka dhënë miratimin për fillimin e tyre.

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Irak kanë qenë të suksesshme duke lejuar forcat irakiane dhe kurde të fitojnë terren ndaj militantëve.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet në Nju Jork ku këtë javë do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së ku do t’u kërkojë më shumë vendeve që t'i bashkohen koalicionit ndërkombëtar për luftimin e ekstremistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat