Rusi-Afrikë e Jugut, marrëveshje miliardëshe për energji atomike

Bota

Rusi-Afrikë e Jugut, marrëveshje miliardëshe për energji atomike

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 19:52

Rusia dhe Afrika e Jugut kanë nënshkruar një marrëveshje miliarda dollarëshe, të fuqisë bërthamore, e cila hap rrugën për ndërtimin e reaktorëve të bazuar në teknologjinë ruse.

Marrëveshja është nënshkruar të hënën, në Vjenë në konferencën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Sergej Kirienko, drejtori i përgjithshëm i koorporatës atomike të energjisë Rosato në Rusi, ka thënë se marrëveshja do të sigurojë deri në tetë reaktorë bërthamorë në Afrikën e Jugut deri më 2023.

Marrëveshja e këtij partneriteti, gjithashtu bën thirrje për Rusinë që të ndihmojë në ndërtimin e infrastrukturës në Afrikën e Jugut dhe në trajnimin e specialistëve lokalë në universitetet ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat