Burgosen 6 rusë për rekrutim të grupeve militante

Bota

Burgosen 6 rusë për rekrutim të grupeve militante

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 16:08

Një gjykatë në qytetin jugor rus në Astrakha ka dënuar gjashtë burra me burgim deri në 7 vjet, të akuzuar për rekrutimin e grupeve militante në Rusi dhe jashtë vendit.

Një hetues rus, ka thënë sot se 6 të dënuarit, të gjithë lokalë, janë të akuzuar për përfshirje në veprimtari terroriste dhe posedim të paligjshëm të municioneve.

Sipas hulumtimeve, ky grup ka rekrutuar 'xhihadistë‘, për t‘ju bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri e Irak.

6 personat kanë arrestuar në vitin 2013. Sipas autoriteteve, në shtëpitë e tyre janë gjetur literaturë ekstremiste, eksplozivë dhe municione të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat