Arrestime në Bruksel nën dyshimin e sulmit terrorist

Bota

Arrestime në Bruksel nën dyshimin e sulmit terrorist

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 15:46

Policia belge ka arrestuar një çift për të cilët dyshohet se kanë planifikuar sulm ndaj ndërtesës së Komsionit Evropian në Bruksel.

Për këtë raportojnë mediat lokale belge ndonëse akoma nuk ka konfirmim zyrtar nga ana e policicë. Sipas mediave vendore thuhet se policia kishte ne dispozicion mjaft prova të lidhura me planet për sulm ndaj ndërtesës kryesore të BE-së.

Çifti thuhet të jetë me shtetësi holandeze, por me prejardhje turke. Gjithnjë, sipas të njëjtave burime, të dytë - burri dhe grujaja deri në muajin gusht kanë qëndruar në Siri. Thuhet gjithashtu se i dyshuari i tretë është në arrati dhe dyshohet se është kthyer sërish në Siri.

Gazetat lokale raportojnë se gjatë bastisjes në një banesë në Bruksel ku është arrestuar çifti në fjalë, janë gjetur eksplozivët të cilët sipas aludimit ishin të gatshme për përdorim gjatë sulmit të planifikuar në ndërtesën e Komsionit Evropian.

Zyrtarët e Komisionit Evropian kanë mohuar sot të kenë marrë ndonjë paralajmërim për sulm të mundshëm në ndërtesë por pranojnë se janë në kontakt me autoritete belge në lidhje me çështjet e sigurisë.

Sido që të jetë, gjatë ditës, masat e sigurisë janë shtuar përreth ndërtesës së Komsionit Evropian. Për sigurinë e ndërtesave të Bashkimit Evropian janë përgjegjëse auotitete belge të cilët akoma hezitojnë të konfirmojn ë lajmin mbi arrestimin e personave të dyshuar për terrorizëm. Autoritetet holandeze nga ana tjetër tashmë kanë konfirmuar se dy shtetas të tyre janë ndaluar në Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat