Australia kufizon lirinë për hir të sigurisë

Bota

Australia kufizon lirinë për hir të sigurisë

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 12:01

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se për hir të sigurisë, mund të humben disa liri të caktuara.

Ai i ka thënë parlamentit se qeveria e tij do të kërkojë kompetenca të gjera për të luftuar kërcënimin në rritje nga militantët islamikë.

Ligjet e reja do të kriminalizojnë udhëtimin në zona të kofliktit, të shpallura si zona të kufizuara.

“Mesazhi im i qartë për të gjithë australianët, që luftojnë me grupet terroriste, është: do të arrestoheni, do të ndiqeni penalisht dhe do të burgoseni për kohë shumë të gjatë”, ka thënë Abbott.

Autoritetet e Australisë besojnë se së paku 60 australianë ndodhen në Lindjen e Mesme, duke luftuar me Shtetin Islamik dhe grupet e tjera militante.

Abbott ka dhënë një shembull të zonës së kufizuar, duke përmendur qytetin Raka në veri të Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat