SHBA mirëpret marrëveshjen e re në Afganistan

Bota

SHBA mirëpret marrëveshjen e re në Afganistan

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 12:24

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar në Afganistan, për ndarje të pushtetit midis dy kandidatëve presidencialë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot, Ashraf Ghani do të emërohet president, ndërsa Abdullah Abdullah shef ekzekutiv.

Marrëveshja i jep fund kontestimit disamujor të rezultatit të zgjedhjeve të qershorit.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ndihmon në mbylljen e krizës politike në Afganistan dhe rikthen besimin në rrugën përpara. Ne e mbështesim këtë marrëveshje dhe jemi të gatshëm për të punuar me administratën e ardhshme për të siguruar suksesin e saj”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat