Shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara ka rritur sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi një person ka kapërcyer gardhin dhe ka arritur te rezidenca e presidentit, para se të kapej nga rojet.
Incidenti ka ndodhur më 19 shtator. Shkelësi është identifikuar si Omar Gonzalez dhe ka qenë i armatosur me thikë.
Drejtorja e Shërbimit Sekret, Julia Pierson, ka thënë se do të rriten patrullat e oficerëve dhe mbikëqyrja përreth kompleksit.
Presidenti Barack Obama nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë në kohën e incidentit.