Vazhdojnë përleshjet në kryeqytetin e Jemenit

Bota

Vazhdojnë përleshjet në kryeqytetin e Jemenit

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 19:38

Përleshjet midis milicive Houthis dhe Suni kanë vazhduar në kryeqytetin e Jemenit, Sana, duke vrarë katër njerëz dhe plagosur disa të tjerë.

Disa shtëpi dhe një spital janë goditur po ashtu nga zjarri i mortajave të shtunën.

Avancimi i grupit Shiit në kryeqytet ka lënë dhjetëra të vrarë këtë javë dhe ka dëmtuar shumë ndërtesa të rëndësishme.

Përplasjet midis grupit Houthis dhe forcave besnike të partisë kryesore Sunite, Islah, kanë shkaktuar krizën më të keqe në Jemen qysh në vitin 2011.

Aeroporti ndërkombëtar në Sana vazhdon të mbetet i mbyllur të për të dytën ditë me radhë.

Qindra njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat