KS mbështet Qeverinë e re të Irakut

Bota

KS mbështet Qeverinë e re të Irakut

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 12:22

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur mbështetjen e tij për Qeveirnë e re të Irakut, e cila po përballet me militantët e Shtetit Islamik (IS).

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka kryesuar seancën e Këshillit 15-anëtarësh, ka thënë se Iraku i është përgjigjur Shtetit Islamik “në frymën e unitetit”.

Kerry ka thënë se luftëtarët e Shtetit Islamik janë unikë në brutalitetin e tyre dhe se i takon çdo vendi të ketë rol në luftën kundër tyre, përfshirë edhe Iranin.

Grupi ekstremist kontrollon disa pjesë të Irakut dhe Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat