Edhe një konvoj rus hyn në Ukrainë

Bota

Edhe një konvoj rus hyn në Ukrainë

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 10:55

Ministria për Emergjenca e Rusisë ka bërë të ditur se Moska ka dërguar konvojin e tretë me ndihma në Donjeck të Ukrainës.

Zëdhënësi Aleksandr Drobyshevsky ka konfirmuar se konvoji ka arritur në rajonin që kontrollohet nga separatistët pro-rusë dhe se po shkarkohet.

Agjencitë e lajmeve ITAR-TASS dhe RIA Novosti kanë raportuar se konvoji prej rreth 200 automjetesh ka bartur ushqime, ilaçe dhe gjeneratorë.

ITAR-TASS ka thënë se pala ruse “disa herë” ka kërkuar nga autoritetet ukrainase dhe Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të inspektojë mallin në kufi, por “ata nuk kanë pranuar pa dhënë ndonjë arsye”.

Konvoji i parë me ndihma ruse ka hyrë në Ukrainë në fund të gushtit.

Autoritetet e Ukrainës kanë thënë se nuk i kanë dhënë leje palës ruse për të hyrë dhe e kanë cilësuar veprimin e saj si “pushtim direkt”.

Konvoji i dytë ka hyrë në Ukrainë më 13 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat