Evakuohet Shtëpia e Bardhë

Bota

Evakuohet Shtëpia e Bardhë

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 08:17

Dëshmitarë thanë se Shtëpia e Bardhë u evakuua të premten në mbrëmje nga agjentët e shërbimit sekret, pasi një një person i dyshimtë kapërceu gardhin.
Presidenti Barack Obama, bashkë me vajzat sapo ishin larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak para se të ndodhte incidenti. Gazetarët thonë se mundën të rihynë në Shtëpinë e Bardhë, pak pasi ishin evakuuar.
Sipas CNN i dyshuari ishte 42-vjeçari Omar Gonzalez nga Copperas Cove, Texas. Ai u kap sapo hyri brenda dyerve të ndërtesës. Tani është dërguar në Qendrën Mjekësore “George Washington” për një vlerësim mjekësor të gjendjes mendore.
Duket se Shërbimi Sekret e njihte Gonzalesin, sipas një zyrtari që foli në mënyrë anonime, por pa shpjeguar se si njihej personi nga njerëzit që ruanin Presidentin. Ndoshta ka pasur ndonjë incident të mëparshëm me të, ndonëse nuk ka ndonjë histori arrestimi nga Shërbimi Sekret në jetën e tij.
Ai u thirri rojeve se ishte i paarmatosur por refuzoi thirrjet e tyre për të ndaluar. Në vend të kësaj, Gonzales vrapoi si i marrë drejt Shtëpisë së Bardhë ku e përfshinë për rrobash sapo hyri brenda. Ai kishte qenë vërtet i paarmatosur dhe ende nuk dihet arsyeja e kësaj aventure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat