Këshilli i Sigurimit dënon Shtetin Islamik

Bota

Këshilli i Sigurimit dënon Shtetin Islamik

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 00:20

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi të prmeten grupin Shteti Islamik dhe bëri thirrje për mbështetje më të madhe ndërkombëtare për qeverinë irakiane, që t'i kundërvihet militantëve.

Të 15 vendet anëtare të Këshillit, e miratuan deklaratën në një takim të kryesuar nga Sekretari i Shtetit John Kerry.

Zoti Kerry shprehu "zemërim të thellë" për vrasjen, rrëmbimin, përdhunimin dhe torturimin e irakianëve dhe qytetarëve të vendeve të tjera nga Shteti Islamik.

Po të premten, Franca tha se avionët e saj luftarakë kryen me sukses goditjet e para ajrore kundër kryengritësve të Shtetit Islamik brenda Irakut, në pjesën verilindore të vendit.

Zyra e Presidentit francez Francois Hollandë tha se avionët goditën një depo logjistike të ekstremistëve në Irakun verilindor, duke e shkatërruar atë krejtësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat