Rusi: Sulm ndaj aktivistëve homoseksualë

Bota

Rusi: Sulm ndaj aktivistëve homoseksualë

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 15:03

Në qytetin Sh. Petersburg në Rusi është penguar një festival i homoseksualëve, pasi ndaj pjesëmarrësve është hedhur lëng i gjelbër dhe një lloj i gazit, i cili ka ndikuar që shumë pjesëmarrës të ndjehen të sëmurë.

Ligjvënësi në këtë qytet, Vitaly Milonov, ndihmësi i tij, Anatoly Artyukh, dhe aktivistët që e ndërlidhin vetveten me fenë ortodokse ruse, mbrëmë e kanë ndërprerë ceremoninë e hapjes në një kafene në këtë qytet.

Megjithatë, përkundër sulmit me lloj të gazit antiseptik ndaj pjesëmarrësve, festivali është hapur.

Në Rusi janë dekriminalizuar marrëdhëniet homoseksuale, pas shkatërrimit sovjetik, në vitin 1991, por keqtrajtimet ende mbeten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat