Skocia i tha jo pavarësisë nga Britania

Bota

Skocia i tha jo pavarësisë nga Britania

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 01:20

(E plotësuar) Rezultatet e para të votimeve në referendumin në Skoci, tregojnë se shumica kanë votuar kundër pavarësisë nga Britania e Madhe.

Pas numërimit të pjesës më të madhe të fletvotimeve, 55% janë deklaruar kundë pavarësisë së Skocisë, ndërsa 45% për pavarësi.

Pjesëmarrja në votime ishte tejet e lartë, pasi kanë votuar 85% e njerëzve që ishin në listat e votimit.

Disfatën e ka pranuar edhe ministri i parë i Skocisë, Alex Salmon, i cili ishte udhëheqës i fushatës për pavarësi të Skocisë.

Skoci, mbyllet votimi për pavarësinë, nis numërimi

Skocia votoi të enjten për referendumin historik të daljes ose jo nga Mbretëria e Bashkuar. Në orën 22:00, me atë lokale, u mbyllën 2.600 qendrat e votimin, me një pjesëmarrje rekord të 97% të votuesve të regjistruar.

Aktualisht ka nisur procesi i numërimit të votave dhe gjatë orëve të para të ditës së premte pritet të dalë edhe rezultati përfundimtar i votimit.

Sondazhet e fundit i dhanë avantazh kampit kundër pavarësisë me 54% të preferencave kundrejt 46 perqindëshit të mbështetësve të shkëputjes. Të tilla shifra shtyjnë zyrtarët të pohojnë se rezultati do të jetë tepër i ngushtë.

Presidenti francez Francois Hollande tha se votimi do të jetë vendimtar për Evropën, si dhe për Britaninë.

“Pas një gjysmëshekulli të ndërtimit të Europës, rrezikojmë të futemi në një periudhë dekonstruksioni”, tha Hollande gjatë së enjtes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat