SHBA: Ndihmë 53 milionë dollarësh për Ukrainën

Bota

SHBA: Ndihmë 53 milionë dollarësh për Ukrainën

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 00:51

Shtëpia e Bardhë ka shpallur një pako të re të ndihmës prej 53 milionë dollarësh për Ukrainën.

Në këtë pako përfshihen 46 milionë dollarë ndihmë në siguri për ushtrinë e Ukrainës dhe njësitet kufitare, ndërsa 7 milionë janë drejtuar për organizatat humanitare ndërkombëtare në Ukrianë.

Deri tash, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës ndihmë prej 60 milionë dollarësh, për pajisje ushtarake jovdekjeprurëse në Ukrainë.

Disa anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara nga të dy partitë, i kanë bërë thirrje Uashingtonit të dërgoj ndihmë ushtarake vdekjeprurëse për Ukrainën, në vlerë prej 350 milionë dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat