Poroshenko kërkon ndihmë ushtarake nga SHBA-të

Bota

Poroshenko kërkon ndihmë ushtarake nga SHBA-të

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 00:41

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë fjalimit të tij në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar ndihmë ushtarake amerikane dhe konfirmin të statusit special të sigurisë për vendin e tij.

Mëtutje, gjatë fjalimit të sotëm, Poroshenko tha se armata e Ukrainës ka nevojë për më tepër pajisje ushtarake, si “vdekjeprurëse ashtu edhe jovdekjeprurëse”.

Konfliktin me Rusinë ai e ka përshkruar si më të keqin në botë, prej krizës së raketave kubane në vitin 1962, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të mos e lënë “Ukrianën e vetmuar në ballafaqim me këtë agresion”.

Poroshenko theksoi se aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë është shndërruar në “njërin prej akteve më cinike të tradhtisë në historinë moderne”.

Presidenti i Ukrainës tha se “në asnjë mënyrë, me asnjë çmim, dhe nën asnjë kusht” Kievi nuk do të pajtohet me okupim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat