Vajza e Presidentit të Uzbekistanit, Gulnara Karimova, ka thënë se ajo është e gatshme të ballafaqohet me gjykimin por jo në Uzbekistan.
Karimova ishte një grua që udhëheqte biznese, derisa ndodhi një skandal korrupsioni, me ç’rast ajo wshtw dërguar në arrest shtëpiak.
Më 8 shtator, Prokurori i Uzbekistanit, e ka akuzuar Karimovën si të dyshuar për krim të organizuar.
Në fillim të këtij viti, edhe prokuror në Suedi dhe Zvicër e kanë akuzuar atë si të dyshuar për shpërlarje parash dhe ryshfet.
Por, Karimova vajza e Presidentit Islam Karimov, ka thënë se ajo kërkon një gjykatë të pavarur, dhe jo në Uzbekistan.