Kina dënon 4 mysliman për sulme terroriste

Bota

Kina dënon 4 mysliman për sulme terroriste

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:02

Një gjykatë në Kinë ka dënuar katër persona me burgim deri në 20 vite për komplot "sulme terroriste."

Më 17 shtator, Gjykata Popullore e ndërmjetme në Yunnan Honghe, të katërtit i ka shpallur fajtorë për "pjesëmarrje në organizata terroriste, prodhim eksplozivi, strehim të dyshuar dhe financim të aktiviteteve terroriste".

Kjo Gjykatë ka thënë se të dënuarit kanë qenë të ndikuar nga religjione ekstreme dhe të cilët kanë bërë shpërthime në Bejing dhe Yunnan, në përpjekje për të ushtruar xhihadin.

Të dënuarit i përkasin etnitetit të Ujgurëve. Ky etnitet, i përket religjionit mysliman me përkatësi Turke. Një grup prej këtij etniteti, kanë bërë sulme së fundmi në polici dhe në Han Chinese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat