Akuza për përkrahje të ISIS

Bota

Akuza për përkrahje të ISIS

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 00:23

Një juri federale në Shtetet e Bashkuara ka ngritur padi ndaj një personi, nën akuzat se ishte përpjekur që t’i jepte mbështetje dhe vinte në dispozicion burime grupit Shteti Islamik, si edhe për përpjekje për të vrarë anëtarë të personelit ushtarak amerikan.

Departamenti i Drejtësisë tha dje se 30 vjeçari Mufid Elfgeeh nga Rochester i Nju Jorkut, kishte inkurajuar dy vetë të udhëtonin jashtë Shteteve të Bashkuara për të luftuar në krah të Shtetit Islamik, si edhe i kishte dërguar 600 dollarë një personi në Jemen, që ai të shkonte në Siri për të luftuar në krah të ekstremistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat