Dhjetëra militantë të vrarë në Pakistan

Bota

Dhjetëra militantë të vrarë në Pakistan

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 13:12

Ushtria e Pakistanit ka thënë se ka vrarë 40 militantë dhe ka shkatërruar pesë streha të tyre në veriperëndim të vendit.

Në deklaratën e ushtriasë thuhet se sulmet ajrore janë kryer në rajonin e Vaziristanit Verior.

Ushtria ka nisur ofensivën në muajin qershor me qëllim pastrimin e kësaj zone nga talibanët dhe grupet e tjera militante.

Ajo thotë se ka vrarë mbi 1,000 militantë dhe se ka humbur rreth 100 ushtarë të saj.

Këto informacione, megjithatë, nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat