Presidenti i Kinës për vizitë në Indi

Bota

Presidenti i Kinës për vizitë në Indi

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 13:11

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka arritur në Indi. Vizita synon përmirësimin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve dhe zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje kufitare, të vjetër disa dekada.

Mediat në Indi raportojnë se Pekini mund të ofrojë miliarda dollarë për projekte infrastrukturore në Indi.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë marrë hov nën udhëheqjen e kryeministrit të ri indian, Narendra Modi, i cili ka premtuar se do të ringjallë ekonominë dhe do të thellojë lidhjet me Kinën.

Kina është njëri nga partnerët kryesorë tregtarë të Indisë.

Por, tensionet në lidhje me demarkacionin e disa zonave kufitare në Himalaje shfaqen kohë pas kohe.

Fqinjët aziatikë, që janë vendet më të populluara të botës, kanë zhvilluar një luftë të shkurtër për këtë çështje në vitin 1962.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat