K. Jugore: Arrestohet amerikani që provoi të kaloj me not në veri

Bota

K. Jugore: Arrestohet amerikani që provoi të kaloj me not në veri

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:22

Raportohet se autoritetet e Koresë Jugore e kanë arrestuar një amerikan, i cili ishte përpjekur ta kaloj me not kufirin në Korenë Veriore.

Një zëdhënës i ushtrisë së Koresë Jugore i tha agjencisë AFP se ky person ishte arrestuar dje, në një lum afër Zonës së Demilitarizuar Koreane.

Agjencia Yonhap ka raportuar se ky person u kishte thënë hetuesve se kishte provuar të shkoj në Korenë Veriore për ta takuar liderin e këtij vendi, Kim Jong Un.

Përpjekjet për ta kaluar kufirin me prani të madhe ushtarake janë të rralla dhe esktremisht të rrezikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat