Poroshenko në Kanada dhe SHBA

Bota

Poroshenko në Kanada dhe SHBA

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 09:20

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, sot udhëton për në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Në udhëtimin e tij të parë në Kanada, ai do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Stephen Harper, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Paka para vizitës së Poroshenkos në Otavë, Kanadaja ka shpallur sanksione të reja kundër Rusisë, për atë që Kanadaja vlerëson se paraqet vazhdimësi të “agresionit” të Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Nesër, Petro Poroshenko udhëton për në Uashington, me ç’rast në Shtëpinë e Bardhë takohet me presidentin amerikan, Barack Obama, e pastaj të premten, i drejtohet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat