SHBA: Ligjvënësit paraqesin sanksione të reja kundër Rusisë

Bota

SHBA: Ligjvënësit paraqesin sanksione të reja kundër Rusisë

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 08:42

Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, Robert Menendez, demokrat nga Nju Xhersi, dhe anëtari i këtij komiteti, Bob Corker, (republikan nga Tenesi), e kanë paraqitur një legjislacion të ri, me të cilin ashpërsohen sanksionet kundër Rusisë dhe i dërgohet më tepër ndihmë ushtarake Ukrainës.

Në një shenjë të unitetit dypartiak, mbrëmë vonë, ata thanë se ky komitet do të votoj për Aktin e Mbështetjes së Lirisë së Ukrainës, më 18 shtator.

Ky legjislacion parasheh që presidenti amerikan, Barack Obama, të imponoj sanksione kundër kompanisë ruse për import-eksport Rosoboronexport, dhe për firmat e tjera të mbrojtjes dhe energjisë.

Po ashtu, kërkohen sanksione kundër kompanisë Gazprom, nëse presidenti përcakton se e ndalë dërgimin e gazit në Ukrainë, Moldavi, Gjeorgji, ose në vendet e tjera aleate të NATO-s.

Ky legjislacion, i autorizon 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 50 milionë dollarë për kompensimin e mungesave të lëndës djegëse në periudhën 2014-2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat