Obama: Përhapja e Ebolës – kërcënim për sigurinë globale

Bota

Obama: Përhapja e Ebolës – kërcënim për sigurinë globale

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 08:20

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vlerësuar se përhapja e sëmundjes Ebola në Afrikën Perëndimore paraqet kërcënim për sigurinë globale.

Mëtutje, gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmë vonë, ai ka shpallur zgjerimin e rolit të Shteteve të Bashkuara, në përpjekjen për ndaljen e sëmundjes, duke i dërguar edhe 3 mijë ushtarë në rajon.

Këto komente të presidentit amerikan, u bënë në periudhën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se numri i rasteve të prekura me virusin Ebola në Afrikën Perëndimore, mund të dyfishohet, çdo tri javë, dhe se kriza mund të kushtoj gjithnjë e më shtrenjtë.

Deri tash, nga përhapja e sëmundjes Ebola, që është më vdekjeprurëse prej se është zbuluar në vitin 1976, kanë humbur jetën afro 2500 njerëz dhe po kërcënohet për tu zgjeruar edhe në rajonet e tjera në Afrikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat